75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / AR

Afërsia me Brikenën, motra e Mateos reagon për herë të parë

Gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e “BBVA”-së, vëmendja e publikut është përqendruar te Mateo dhe Brikena.

Dyshja ka kaluar momente mjaft të afërta me njëri-tjetrin përpara se të flinin, duke shfaqur një afërsi që nuk ka mbetur pa u vënë re nga ndjekësit e shumtë të formatit.

Gjatë qëndrimit në shtrat, ata janë parë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer ledhatime mes duarsh, një veprim që tregoi afrimitet të ndjeshëm mes tyre.

Ky afrimitet nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e familjarëve. Motra e Mateos, Kejsi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke ndarë pamjet e dyshes në momentin kur ata mbanin duart.

Me një shënim shoqërues ku shkruhej “Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës”, ajo ka lënë të kuptohet se është pro pëlqimit të vëllait për Brikenën.