75 Mall Live Search
10:38 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / AR

Affleck bëri një koment për JLo-në pas divorcit, i tha veç tri fjalë

Aktori Ben Affleck ka befasuar me një koment drejtuar ish-it, Jennifer Lopez dhe rolit të saj në filmin “Unstoppable” të cilin e ka prodhuar vetë ai.

Filmi është i prodhuar nga William Goldenberg ndërsa Marr Damon dhe Ben ishin producent, transmeton Indeksonline.

“Goldenberg, Jennifer, Don Cheadle, Jharrel dhe Bobby Cannavale – të gjithë ishin shumë të pasionuar”, tha Affleck, duke shtuar, “Jennifer është spektakolare” në rolin e saj si Judy Robles.

Fansat e tij u mahnitën për mënyrën se si ai foli për ish-gruan e tij dhe e quajtën si “sjellje të pjekur”.

Affleck tha gjithashtu se drama “Unstoppable” është një shembull tjetër i një filmi për të cilin ai dhe Matt janë shumë krenarë dhe se ata besojnë te njerëzit me të cilët kanë punuar. Ky film do të shfaqet premierë në kinema, më 6 dhjetor./Indeksonline/

imazh