Afganët e ardhur sot do të vendosen në ish-Kampin e Bechtel Enkas

Në Kosovë tashmë ka arritur grupi i parë i refugjatëve afganë përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
111 afganët e ardhur sot do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.
Kështu ka konfirmuar gjatë një konference ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla po ashtu tha se pritet që nga nesër për fluturime të radhës.
Ministri tutje ka njoftuar se afganëve që kanë mbërritur në Kosovë janë duke iu bërë testet rapide për Covid-19./Indeksonline/