Afganistan/ Talebanët bëjnë thirrje paqësore, por vendet perëndimore shtojnë evakuimet!

Ndonëse talebanët premtuan të drejtat e grave, lirinë e medias dhe amnistinë për zyrtarët qeveritarë në Afganistan një një konferencë për shtyp, aeroportet vijojnë të jenë të mbushur me qytetarë që duan të largohen nga vendi.
Vendet perëndimore kanë shtuar evakuuimet. Aeroplanët që mbanin qindra të evakuuar nga Kabuli mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike që mbante shtetas britanikë dhe stafin e ambasadës zbarkoi në një bazë ajrore në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Shtetet e Bashkuara thanë se me fluturimet e tyre ushtarake kishin evakuuar 3,200 njerëz nga Kabuli deri më tani, përfshirë 1,100 vetëm të martën.
Në Kabul, talebanët u përpoqën të flisinin me gjuhë pajtuese në konferencën e tyre të parë që nga “pushtimi” i rrufeshme që i bënë kryeqytetit afgan. Ata premtuan se do të respektonin të drejtat e grave “brenda kornizës së Islamit”, duke shprehur edhe dëshirën për marrëdhënie paqësore me vendet e tjera.
Njoftimet e talebanëve, të shkurtra në detaje, por që sugjeronin një linjë më të butë sesa gjatë sundimit të tyre 20 vjet më parë.