75 Mall Live Search
13:53 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / MSH

Afganistan, talebanët vendosin kushtin e ri për femrat që duan të udhëtojnë

Talebanët kanë njoftuar se gratë dhe vajzat nuk do të lejohen më që të bëjnë udhëtime të gjata vetëm. Atyre do t’u lejohet kjo gjë vetëm nëse janë të shoqëruara nga një mashkull i familjes.

Rregulli i ri është vendosur pas propozimit të bërë nga Ministria e Promovimit të Virtytit.

Untitled collage 2021 12 03T115035.341 1280x720

Gjithashtu, janë ftuar shoferët që të mos pranojnë gra dhe vajza brenda mjetit të tyre nëse nuk kanë shami.

Disa javë më parë, po kjo ministri u ka kërkuar gazetareve televizive që të mbulohen gjatë raportimeve të tyre.