Afganistani e mori dërgesën e parë të helikopterëve amerikanë
Afganistani dje e ka pranuar dërgesën e parë të helikoterëve të prodhimit amerikan të tipit, UH-60 Black Hawk.
Në ceremoninë e organizuar në aeroportin e Kandaharit, në pjesën jugore të Afganistanit, presidenti i këtij vendi, Ashraf Ghani, formalisht i ka pranuar dy helikopterët e parë dhe ka vlerësuar se kjo ishte “ditë historike”.
Shtetet e Bashkuara planifikojnë që Afganistanin ta furnizojnë me 159 helikopterë Balck Hawk, gjatë viteve të ardhshme, në kuadër të përpjekjeve për transformimin e rëndësishëm të forcës ajrore afgane.
“Ky është modernizim i programit të tyre, që do t’i lejojë ata të projektojnë forcë në gjithë Afganistanin”, tha koloneli, Trent Alexander, këshilltar ushtarak i Shteteve të Bashkuara për forcën ajrore të Afganistanit.
“Derisa tranzicioni në helikopterët Black Hawk nuk do të jetë detyrë e shpejtë, ajo nuk do të jetë detyrë e vështirë”, tha Alexander.
Forcat e sigurisë së Afganistanit në masë të madhe janë duke u përpjekur për të rezistuar në luftën kundër talibanëve, prej se shumica e vendeve anëtare të NATO-s janë tërhequr në vitin 2014, përfshirë edhe forcat kritike ajrore./rel