75 Mall Live Search
23:49 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / MSH

Afganistani në krizë urie, donatorët dhurojnë 280 milionë dollarë

Donatorët ndërkombëtarë kanë rënë dakord, që t’i transferojnë 280 milionë dollarë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve shëndetësore në Afganistan.

Vendi ndodhet në një krizë humanitare dhe ekonomike, pas ardhjes në pushtet të talebanëve në muajin gusht.

Gjysma e popullsisë rrezikohet nga uria dhe 3 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja. Situata ekonomike e Afganistanit është në gjendje shumë të keqe, për shkak se vendet perëndimore kanë tërhequr mbështetjen financiare raporton “BBC”.

SHBA dhe shtetet perëndimore kanë bllokuar 10 miliardë dollarë që i përkasin Afganistanit. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë bllokuar investimet në shtetin aziatik. “OKB-ja” deklaroi, se 23 milionë persona rrezikohen nga mungesa e ushqimit në Afganistan.