Afrika e Jugut bën befasinë, eliminon Egjiptin e Salahut në shtëpi
Afrika e Jugut ka bërë befasinë në Kupën e Afrikës, duke eliminuar njërin nga kandidatët kryesor, Egjiptin.
Afrika e Jugut ka goditur në fund Egjiptin e Momo Salah, duke shënuar një gol pas një kundërsulmi të shpejtë.
Thembinkosi Lorch ka realizuar në minutën 85′ të takimit duke finalizuar një kundërzbritje të shpejtë.
Kështu, Egjipti eliminohet nga kompeticioni ndërsa Afrika e Jugut kalon në fazën cerekfinale. /IndeksOnline/