75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Afrim Muçiqi ofendon Batatinën, e quan “Zhatatina”

Një shumë e paguar nga FFK në llogarinë e Prishtinës është bërë “mollë sherri” mes skuadrës nga kryeqyteti dhe Llapit.

Skuadra nga Podujeva ka akuzuar organin e futbollit kosovar se ka “motivuar” Prishtinën para ndeshjes në “Zahir Pajaziti”, shkruan Indeksonline.

Anëtari i kryesisë, Afrim Muçiqi në një deklaratë për Supersport e ka quajtur Batatinën si “Zhatatina”.

“Nuk është absolutisht e vërtete qe i kemi marre 38,000 euro. Le te këqyr ai Batatina a Zhatatina spo di qysh me i thonë, skuadrën e vet, ka ardhur nga ndërtimtaria në futboll. Federata e ka shlyer një borxh qe ka pas ndaj Prishtinës për te drejtat televizive”, ka thënë Muçiqi.

Akuza në drejtim të Prishtinës dhe FFK-së ka pasur edhe Feronikeli. /IndeksOnline/