14:26 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Afrim Muqiqi marakli i makinave të shtrenjëta, vozitë ‘Range Rover’ luksoz

Këngëtari Afrim Muqiqi ka vite që është pjesë e skenës muzikore, me projektet e tij ai më shumë merr pjesë në dasmë dhe ahengje familjare se sa në koncerte, shkruan Indeksonline.

Shpesh kemi parë video në rrjete sociale se fiton shumë para në dasma, krahas parave të gatshme këngëtari merr edhe para shtesë.

Duke u nisur nga paratë e shumta që ai fiton, natyrshem vije edhe jeta luksoze që ai e jeton.

Indeksonline, ka siguruar disa fotografi të makinës që vozit. Afrim Muqiqi siç duket qenka marakli i kerreve të shtrenjeta.

Makina që posedon është ‘Range Rover’ me ngjyrë të bardhë, makinë kjo mjaft e pëlqyer në gjithë botën çmimi i të cilës shkon deri në 85 mijë euro.

Vlen të theksohet se këtë lloj makinë vozit këngëtari me famë botërore Justin Bieber. /Indeksonline/