Afrim Muqiqi në përkrahje të Haradinajt: Na prij përpara në procese, ashtu siç ke prirë gjithmonë në luftë e në paqe
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj priti në takim Afrim Muqiqin.
Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, ku Haradinaj i dorëzoi artistit një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në art dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare.
Afrim Muqiqi shprehu përkrahjen e tij për Ramush Haradinajn dhe vizionin e tij, duke theksuar se Kosova ka nevojë për udhëheqje të provuar në kohë të vështira:
“Na prij përpara në procese, ashtu siç ke prirë gjithmonë,” u shpreh ai.

