75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / LB

Afrim Tovërlani flet pasi u arrestua nga Policia e Kosovës, ka një falënderim edhe për Shpend Ahmetin

Pas raportimeve se kishte kanosur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje vet kryeprotagonisti i kësaj ngjarje, Afrim Tovërlani.

Ai thotë se është ndjerë i befasuar nga ana e medieve të Kosovës për trajtimin dhe raportimin që i kanë bërë rastit të tij.

Tovërlani e ka falënderuar Shpend Ahmetin për deklarimin siç thotë ai korrekt.

Postimi i plotë i Tovërlanit pa ndërhyrje:

Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.

Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.

Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.

E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.

Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!

Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin…