Afrim Tovërlani dhe Bylbyl Sokoli, kandidatë për të marrë drejtimin e Flamurtarit
Ka disa ditë që Flamurtari është duke zhvilluar bisedime me trajnerë vendorë e të huaj.
Sipas burimeve të Indeksonline, zyrtarët e ‘kuqezinjëve’ kanë pasur negociata me Bylbyl Sokolin dhe Afrim Tovërlanin.
Aktualisht trajner i klubit është Sunaj Keçi, i cili udhëhoqi Flamurtarin pasi Artim Shaqiri dha dorëheqjen.
Në 5 javët e fundit në Superligë, ekipi nga kryeqyteti fitoi më së shumti pikë nga të gjitha skuadrat tjera.
Megjithatë, stinorin vjeshtor e mbylli në 9-të me 19 pikë. Synimi kryesor mbetet sigurimi i ekzistencës edhe për sezonin e ardhshëm.
/Indeksonline/