14:44 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Afrim Tovërlani i gatshëm të filloj punë me ekip të ri

Trajneri Afrim Tovërlani është i hapur për të bashkëpunuar me ndonjë skuadër në Kosovë.

Por këtë do ta bëjë vetëm me një kusht, nëse klubi ka projekt serioz.

“Për momentin nuk jam duke zhvilluar negociata me ndonjë klub. Nëse dikush dëshiron bashkëpunim serioz jam i hapur por jo hajgare dhe shkel e shko sikur te Ferizaji herën e fundit” deklaroi Tovërlani për Indeksonline.

Trajneri më i trofeshëm në Kosovë, në janar kishte dhënë dorëheqje nga skuadra e Ferizajit. /Indeksonline/