Afrim Toverlani komenton deklaratën e Valon Behramit: S’ka nevojë për përçarje, kishte vite që luante për Zvicrën

Afrim Toverlani, ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, ka komentuar deklaratën e Valon Behramit të dhënë mbrëmë për IndeksOnline.
Ish-lojtari i West Hamit dhe shumë klubeve, foli mbrëmë për mos ardhjen te Kosova. Ai tha se askush nuk e kishte ftuar atë apo kërkuar ndonjë ndihmë prej tij, shkruan IndeksOnline.
Për këtë ka folur Afrim Toverlani, trajneri kosovar – i cili mendon se s’duhet krijuar asnjë përçarje mes shqiptarëve.
“I kam lexuar deklaratat dhe mendoj që nuk kemi nevojë ta ngacmojmë dhe ta marrim në pyetje sepse kishte vite që luante për Zvicrën dhe kishte një moshë. Pra nuk besoj që kemi nevojë për përplasje mes shqiptarësh të cilëve Zvicra apo ndonjë vend tjetër ju ka hapur dyert dhe u ka ndihmuar”, ka thënë për IndeksOnline, Afrim Toverlani
Toverlani po ashtu thotë se Valoni ka pasur mundësinë të zgjedh Shqipërinë, pasi Kosova ende s’ishte e pranuar në FIFA e UEFA.
“Ndoshta më herët Valoni ka mundur të luajë për Shqipërinë se ne nuk ishim të pranuar! Por për mua personalisht nuk kemi nevojë për përçarje mes shqiptarësh”, vazhdoi tutje Toverlani.
Më poshtë e keni intervistën e Behramit dhënë IndeksOnline: