21:54 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / GF

Afrimiteti me Beatrix, Bora heq varësen e Donaldit

Tashmë puthja e Borës dhe Donaldit ishte kryefjala deri në momentin që në skenë doli Beatrixa. Ditën e sotme kudo është komentuar afrimiteti i saj me Donaldin. Nisi me disa shikime, përqafime, një dush, e tani më u bënë të pandashëm.

Mesa duket me zor kanë pritur të hiqnin qafe Semin. Por pas kësaj tërthorazi ka reaguar edhe Bora.

Rikujtojmë se ditën e përvjetorit të tyre Donaldi ka hedhur jashtë murit një varëse të futur në një pako biskota. Varëse të cilën Bora nuk e hiqte nga qafa.

Por e papritura ndodhi! Sot në shenjë revoltimi Bora e ka hequr varësen e Donaldit nga qafa dhe nuk e ka vendosur në emision sic bënte cdo ditë.