Afro 100,000 tifozë të Arsenalit votojnë se a duhet të mbetet Xhaka kapiten
Sipas një sondazhi që e ka bërë “Sky Sports News” në të cilin është pyetur se a duhet Granit Xhaka të mbetet kapiten i Arsenalit, janë përgjigjur rreth 100,000 tifozë.
Sipas këtij sondazhi 26 % e votuesve kanë votuar që Xhaka të mbetet kapiten ndërsa 74 % e tyre kanë votuar që ai mos të jetë kapiten i skuadrës londineze, shkruan Indeksonline.
Kjo pakënaqësi e tifozëve erdhi pasi që Graniti gjatë ditës së djeshme bëri disa veprime të pahijshme duke e zhveshur fanellën e Arsenalit, pasi që tifozët e vërshëllyen atë.
Po ashtu u raportua se Granit Xhaka është ftuar për të biseduar për veprimet e tij, me trajnerin dhe drejtuesit e klubit./Indeksonline/.
