Afro 30 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në Ukrainë, Haradinaj-Stublla ndan pikëllimin me familjet e viktimave

Është rrezuar një avion ushtrarak në rajonin Kharkiv të Ukrainës, ku si pasojë humbën jetën afër 30 persona.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter tha se është e tronditur nga përplasja tragjike e avionit, ku ndodheshin studentët ushtarakë dhe kadetë universitarë, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se lutjet e Kosovës janë me njerëzit e Ukrainës teksa ndan pikëllimin me familjet e viktimave.
“Të tronditur thellë nga përplasja tragjike e avionit afër #Kharkiv, ku ndodheshin studentë ushtarakë dhe kadetë universitarë. Lutjet e # Kosovës janë me njerëzit e #Ukrainës dhe ne ndajmë pikëllimin me familjet e viktimave të kësaj tragjedie shkatërruese”./Indeksonline/
Deeply shocked by the tragic plane crash near #Kharkiv, carrying military students & university cadets. #Kosovo’s prayers are with the people of #Ukraine & we share the grief with the families of victims of this devastating tragedy. @DmytroKuleba
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 26, 2020