10:23 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / OSH

Afro 300 mijë vetura janë në Kosovë

Në shtetin e Kosovës janë regjistruar afro 300 mijë vetura në vitin 2019.

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2019 janë regjistruar 291 mijë e 295 vetura, transmeton Indeksonline.

Nëse e krahasojmë me vitin 2018, atëherë kemi rritje mbi 10 mijë vetura.

Në përgjithësi, mjete motorike dhe jo motorike të regjistruara në vitin 2019, janë 355 mijë e 829./Indeksonline/