75 Mall Live Search
15:28 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Afro 300 persona me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalet e Kosovës

Pandemia koronavirus e ka vështirësuar gjendjen në spitalet kosovare.

Sipas raportit të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, 277 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet kosovare, transmeton Indeksonline.

Klinika Infektive në Prishtinë gjithsej po trajton 54 pacientë, pas tyre vjen Spitali i Prizrenit që po trajton 52 pacientë.

Gjithësej, gjashtë persona në Kosovë janë duke u trajtuar me respiratorë./Indeksonline/