10:07 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Afro 3,500 persona në ditë fluturojnë nga aeroporti, por autobusat shpesh qarkullojnë me nga 1 udhëtar

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës shfrytëzohet mesatarisht nga 3,500 persona në ditë për udhëtime jashtë dhe brenda Kosovës.

Ka më tepër se 3 javë që Komuna e Prishtinës ka lëshuar në qarkullim linjën e autobusëve Prishtina – Aeroport dhe anasjelltas.

Megjithatë qytetarët nuk janë duke e shfyrtëzuar ashtu siç ishte pritur, shkruan Indeksonline.

Sipas zyrtarëve të Komunës, mesatarisht një autobus bartë 5 udhëtarë në ditë por ka raste të shpeshta kur autobusi e kryen gjithë rrugëtimin me vetëm 1 udhëtar.

Aktualisht janë dy autobus që realizojnë udhëtimet Prishtinë – Aeroport dhe anasjelltas duke filluar nga ora 03:00 deri në 21:00.

Pikënisja është në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. /Indeksonline/