75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Afro 400 pacientë me Covid19 të shtrirë në spitale po trajtohen me oksigjen

Në ditën e 326 që nga paraqitja e rastit të parë me Covid19 në Republikën e Kosovës, në spitale janë duke u trajtuar 388 pacientë me oksigjen, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa sipas të dhënave, 4 janë në respirator dhe 19 pacientë po trajtohen në CPAP.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 60.745 persona ndërsa janë shëruar 52810.

E si pasojë e infektimit me virusin vdekjeprurës deri më sot kanë vdekur 1.506 persona kurse 6.429 raste vazhdojnë të jenë aktive./IndeksOnline/