75 Mall Live Search
16:27 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / MSH

Afro 51% e votuesve nga mërgata e shfrytëzuan të drejtën e votës në Ambasada dhe Konsullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:00, në Ambasadat e Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës, kanë votuar 50.91%.

Në njoftimin zyrtar të KQZ-së thuhet se nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në Ambasada dhe Konsullata, deri në ora 15:00 kanë votuar 10 mijë e 346, shkruan IndeksOnline.

Procesi i votimit në objektet e misioneve diplomatike të Kosovës do të jetë i hapur deri në ora 19:00.

Kujtojmë se një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë kanë votuar përmes postës, në ditët që lëmë pas.

Teksa procesi i votimit përfundon sot në Ambasada dhe Konsullata, “Dita D” në Kosovë është nesër, me qendrat e votimit që hapen në ora 7 të mëngjesit, anekënd vendit./IndeksOnline/