07:52 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / OSH

Afro tetë mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me coronavirus është 7,837

MSH njofton se 512 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,180 persona.

Deri më tani në vendin tonë janë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Ndërkaq, mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.