Afrohet afati i transferimeve, Neymar tregon se a do të transferohet në Barcelonë
Neymar tentoi të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë verës dhe të transferohej në Barcelonë, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.
Kurse tani afati i janarit për transferime është duke afruar dhe për këtë arsye ka pasur pytje të shumë nga fansat se a do të mbetet Neymar në skuadrën parisiene.
Pasi ju bë kjo pyetje, braziliani u përgjigj duke thënë ‘Sot, unë jam Parisien. Unë jap 100% nga vetja. Do ta jap gjithë jetën time në fush që PSG të triumfojë”.
“Asnjëherë nuk kam dashur të lëndoj njeri, por gjithmonë e kam ditur në kokën time që nëse nuk jeni i lumtur diku, duhet të largoheni”, tha Neymar./Indeksonline/.