Afron meçi i shumëpritur i Ardian Krasniqit në boksin profesionist, drejt majave kampion

Po afron meçi i shumëpritur i Ardian Krasniqit në boksin profesionist.
Boksieri kosovar nga Juniku, me 28 shtator do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja do të zhvillohet në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Krasniqi po stërvitet maksimalisht dhe duket në top formë për këtë meç të rëndësishëm.
Gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut./IndeksOnline/