75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Afrona ia uron ditëlindjen Tarës: Ti je një vajzë e edukuar fal dy prindërve tu

Modelja, Afrona Dika përmes një postimi në Instagram ia ka uruar ditëlindjen, vajzës së Bleros, Tarës.

Afrona ka postuar një fotografi së bashku me Tarën dhe ka shkruar një urim të gjatë, transmeton Indeksonline.

Ajo i referohet Tarës si princeshë dhe i vije keq që nuk mund të jetë pranë saj në këtë ditë speciale.

“Urime ditëlindja princesha Tara. Sot është dita jote speciale dhe unë të uroj një ditëlindje të lumtur! Urime urime ditëlindja! Sa keq që nuk mund të jem pranë teje në këtë ditë speciale me ty! Unë të dëshiroj shëndet, dashuri dhe fat në jetën tënde.”

“Unë të takova para pesë viteve si një vajzë e vogël e ëmbël… Koha fluturon shumë shpejtë shiko se si je bërë… ti je një vajzë e mirë dhe e edukuar fal dy prindërve tu. Qëndro modeste, pozitive sensitive dhe vajzë e ëmbël siç ke qenë gjithmonë. Të dëshiroj të gjitha të mirat.”, kishte shkruar Afrona. /Indeksonline/