75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Afrona uron Bleron në një vjetorin e fejesës

Një nga çiftet më të pëlqyera dhe më të komentuara shqiptare, këtë vit ishte edhe Blero dhe Afrona.

Dyshja gjatë këtij viti pati edhe sfida, pro që ia arritën t’i kalojnë duke bërë madje edhe plane që vitin tjetër ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, shkruan Indeksonline.

Ata sot kanë festuar një vjetorin e fejesës, teksa modelja përmes disa imazheve dhe një mbishkrimi ka uruar Bleron për këtë përvjetor:

“Edhe një vit tjetër i mrekullueshëm si të fejuar. Urime përvjetorin zemër dhe për shumë momente të bukura që kaluam së bashku. Të dua”.