19:11 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / MSH

Ag Apolloni nderohet me çmim në Leipzig, ambasadori Ajeti: Çfarë lajmi fantastik!

Shkrimtari i njohur shqiptar Ag Apolloni ka marrë sot çmimin “Special Mention” në Panairin e Librit në Leipzig të Gjermanisë.

Këtë çmim, Apolloni e ka marrë me librin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”.

Lajmit i është gëzuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ajeti ka shkruar në facebook për këtë arritje të Apollonit, duke e quajtur këtë si një “lajm fantastik”.

“Çfarë lajmi fantastik nga Panairi i Librit në Leipzig. Ag Apolloni me romanin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”, është nderuar me “Special Mention”, në një ceremoni solemne të ndarjes së çmimeve për letërsi nga Bashkimi Evropian, në Panairin e Librit në Leipzig. Në mesin e 13 veprave të nominuara të autorëve të 13 shteteve evropiane, me “Special Mention” janë nderuar: Kosova, Qiproja, Estonia, Finlanda dhe Franca” ka shkruar Ajeti.