Agim Ademi bën “paqen” edhe me Arbër Zenelin: Është aset i çmuar për Kosoven

Kanë përfunduar hatërmbetjet mes Arbër Zenelit dhe Agim Ademit.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka publikuar një fotografi me futbollistin kosovar, ku ka njoftuar se kanë arritur një ”paqe”, mes tyre, shkruan IndeksOnline.
Zeneli i cili ka pasur paraqitje të shkelqyera me Kosovën, ka disa vite që ka prishur raportet, duke mos u ftuar fare në dy vitet e fundit.
Ademi ka premtuar se Arbër Zeneli së shpejti do të rikthehet në grumbullim me ‘Dardanët” dhe do ta vesh përsëri fanellën e Kosovës.
”Sot pata kënaqësinë të takoj një futbollist të jashtëzakonshëm dhe një djalë fantastik, anëtarin e ekipit tonë kombëtar, Arbër Zenelin.
Me Arbërin folëm për karrierën e tij, rikuperimin pas lëndimit, kthimin në nivelin elitar, por edhe evokuam kujtime nga ndeshjet dhe paraqitjet e tij të paharrueshme me ekipin kombëtar, me shpresën se së shpejti do të jetë sërish pjesë e kombëtares sonë.
Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën.”, ka shkruar Ademi.
Kujtojmë që Arbër Zeneli gjatë këtyre viteve ka pasur kritika publike ndaj FFK-së, derisa edhe vëllau i tij i vogël, Besfort Zeneli ka zgjedhur ta përfaqësojë Suedinë, e jo Kosovën./IndeksOnline/