14:44 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Agim Ademi e mbyll zyrën e FFK-së, por shkon e rrezikon LRF të Mitrovicës

Kryetari i FFK-së Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë, edhe pse është marrë vendim që të mbyllen zyrat dhe të punohet vetëm me kujdestari.

Ai ka qenë i pari që e ka shkelur vendimin që është lëshuar nga Qeveria e Kosovës mbi takimet publike duke vënë në rrezik personelin LRF Mitrovicës.

Ademi ka bërë këtë vizitë vetëm për të treguar kinse po jep mbështetjen për Ligat Rajonale, pa marrë ndonjë vendim nga KE i FFK-së.

Ai në këtë rast ka ra në kundërshtim të plotë me sekretarin Eroll Salihu, i cili në takim me klubet iu ka konfirmuar se Agim Ademit i është hekur e drejta e nënshkrimit dhe e përfaqësimit të FFK-së.

Kujtojmë se Agim Ademi është dënuar nga gjykata e shkallës së dytë me nëntë muaj burgim efektiv pasi janë vërtetuar akuzat për zhvatje dhe detyrim të padrejtë. /IndeksOnline/