75 Mall Live Search
15:04 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / L K

Agim Ademi i pret në takim tre “Dardanët” e ri

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot tre prurjet e reja në Kombëtare, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi.

“Me kënaqësi i mirëprita prurjet e reja në Kombëtaren tonë, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, të cilët janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane.
Ata, së bashku me djemtë tjerë që tashmë me përkushtim ndërvite kanë kontribuar në Kombëtare, do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
U uroj mirëseardhje dhe shumë sukses në këtë mision të ri.
Bashkë për Kosovën” shkruan Ademi në njoftim./Indeksonline/