Agim Ademi jep lajmin e madh: Tre futbollist të Zvicrës do t’i bashkohen Kosovës
Kosovës priten t’i bashkohen edhe tre futbollist në një të ardhme shumë të afërt.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një emision në Klan Kosova ka thënë se tre futbollist që luajnë në Zvicër do të bëhen Dardan.
Numri një i futbollit kosovar nuk e ka cekur se kush mund të jenë ata tre fatlumët.
Kandidatët që janë për tu bashkuar me skuadrën e Challandes janë Andi Zeqiri, Kemal Ademi dhe Bastian Toma. /IndeksOnline/