75 Mall Live Search
22:01 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Agim Ademi klubin që e shkriu i shfaqet në Ligën e Tretë, e sheh si votë ndihmëse

Përkundër se në fillimin të sezonit 2019/20 klubi i Kosovës së Prishtinës ishte fuzionuar te klubi nga Prizreni, A&N, klubi prishtinas po vazhdon të marrë pjesë në gara dhe të këtë të drejta nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Më 6 gusht të këtij viti, FC A&N kishte njoftuar se kanë arritur marrëveshje fuzionime me KF Kosova nga Prishtina dhe kështu skuadra prizrenase u bë pjesë e Ligës së Dytë në Futbollin e Kosovës.

Por, pavarësisht se klubi i Presidentit të FFK’së, Agim Ademit, Kosova(P) u shkri në A&N, ajo po vazhdon garat me të njëjtin emër dhe dokumentacion, ani pse sipas rregullave të FFK’së kur ndodhë fuzionimi klubet duhet ndryshuar edhe emrin.

Kosova e Prishtinës aktualisht është duke garuar në Ligën e Tretë të Futbollit të Kosovës – Grupi B. Madje, edhe Haki Bllacaku vazhdon të jetë delegat në Federatët e Futbollit të Kosovës nga ky klub, pavarësisht se klubi është fuzionuar te FC A&N dhe të gjitha drejtat i takojnë atyre.

Si duket Agim Ademi po vazhdon ta mbajë gjallë ende klubin e tij për ta përdorur si votë kur atij do t’i nevojitet.