Agim Ademi nuk iu frikësohet nënshkrimeve për votëbesimin
Presidenti i Federatëa së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thekson se nuk ia ka frikën nënshkrimeve, për të cilat mbrëmë u raportua se janë mbledhur për votëbesimin e tij.
Ai nuk beson se janë mbledhur nënshkrime të tilla, derisa kërkon publikimin e tyre.
“Nuk e di kush ku i mbledh ato nënshkrime. Nëse janë mbledhur kanë emër dhe mbiemër dhe klub. Ju ftoj t’i sillni të gjithë ato nënshkrime nëse janë. Nëse delegatët e mendojnë se kështu duhet të veprohet në rregull. Unë nuk i frikësohem askujt dhe nuk e mendoj votëbesimin. Jam i qetë, sepse e di që nuk kam gabime”, deklaroi Ademi në intervistën dhënë RTK-së.
Mbrëmë në mënyrë anonime u publikua një shkrim për mbledhjen e nënshkrimeve, derisa u përmend edhe klubi i Dritës, të cilët e mohuan të jenë pjesë e këtij grupi.
“Kjo është një kampanje mediale, për të menduar opinioni që është e vërtetë. Kot bëjnë gjëra mediale kur e vërteta është krejt tjetër”, shtoi Ademi.
Ai përsëri se djali i legjendës Fadil Vokrri i ka dyert e hapura në FFK, dhe se sipas tij as Gramozi e askush tjetër nuk është larguar nga FFK dhe se të gjithë që janë në federatë janë trashëguar nga ai.