75 Mall Live Search
13:55 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / G T

Agim Ademi për “Blick”-un: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur për gazetën zvicrane, “Blick” në lidhje me ndeshjen e nesërme.

Ai po ashtu ka folur edhe për Leon Avdullahun, shkruan Indeksonline

“Leon Avdullahu e mori vendimin me zemër. Ai është shumë i zgjuar, një person me mend. Prandaj u bind edhe nga projekti ynë. Por, para së gjithash, ai ndoqi zemrën e tij.

“Shqiptarët gjithmonë e kanë çuar Zvicrën në një nivel tjetër. Duke filluar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Leoni luan një rol të veçantë dhe të rëndësishëm në udhëheqje të ekipit. Ne besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Ai është ende i ri dhe ne nuk duam t’i bëjmë presion. Por, mendojmë se ai mund të bëhet shumë i mirë dhe të zhvillohet shumë”, u shpreh Agim Ademi për gazetën “Blick!

Ademi po ashtu foli edhe për situatën e Albian Hajdarit.

“Do ishim të kënaqur dhe krenar nëse ai na zgjedh ne. Por, ne e mbështesim gjithmonë atë, për çdo vendim që e merr. Të gjithë kosovarët që janë në Zvicër apo në vendet e tjera ne i mirëpresim. Ne madje u jepim mundësinë për t’u pomovuar para se të vendosin”, vazhdoi kryetari i FFK-së.

Kujtojmë se ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nesër nga ora 20:45./Indeksonline/