19:08 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Agim Ademi: Postin e kryetarit e kam për krenari

Përderisa kosovarët janë izoluar në shtëpitë e tyre, Agim Ademi është duke vizituar klube të ndryshme dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre pas dënimit që ka marrë nga Gjykata e Apelit, me 9 muaj burg efektiv.

Ndërsa I njëjti në një intervistër për KTV-në është shprehur se është postin e kryetarit e ka vetëm për krenari, shkruan IndeksOnline.

“Postin e kryetarit e kam vetëm për krenari. Jam dhe mbetem ende kryetar i FFK-së, do të ushtrojë detyrën time ende. Jam ankuar në gjykatën special dhe do të presë atë vendim”, është shprehur ndër tjerash ai.

Kujtojmë që Ademi është dënuar me 9 muaj burg efektiv, dhe kjo do të thotë se ai është i detyruar të jap dorëheqje nga i pari I FFK-së, një gjë që ende nuk e ka bërë./IndeksOnline/