Agim Ademi pret delegacionin e Arabisë Saudite

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në Prishtinë delegacionin e Federatës së Arabisë Saudite.
Një lajm i mirë për futbollin e Kosovës është edhe dhurimi i sistemit të dixhitalizimit nga Federata e Arabisë Saudite.
“Futbolli në fazën finale të dixhitalizimit.
Nga sot, për tri ditë me radhë, do të mbahet një punëtori për fazën finale të implementimit të sistemit MyFFK.Ky sistem do të dixhitalizojë administratën e FFK-së, lidhjet rajonale, regjistrimin e lojtarëve, klubet, referimin dhe menaxhimin e garave.Një falënderim i madh për Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite, e cila e ka dhuruar këtë sistem tepër të sofistikuar për FFK-në”, u deklarua Ademi në Facebook./IndeksOnline