Agim Ademi prezanton ardhjen e re te Kosova

Sulmuesi nga Superliga e Danimarkës, Rinor Rexhepi i është bashkuar Kosovës U19.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Sot pata kënaqësinë të takoj futbollistin më të ri të Kosovës U19, Rinor Rexhepin, të cilit i urova mirëseardhje në ekipin dardan.
“Rinori, sulmues qendror i Randers U19 në Superligën e Danimarkës, vjen me përkushtim, pasion dhe potencial të madh si vlerë e shtuar për grupin tonë për kualifikimet e radhës!”
“Besojmë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme me fanellën dardane për Rinorin!”, deklaroi Ademi.