75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Gj. Sh

Agim Ademi prezanton flamurin e Kosovës midis Beogradit

Flamuri i Kosovës është ngritur në Beograd në kuadër të Kongresit të UEFA-së që u mbajt atje.

Në video shihet kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, teksa i afrohet flamurit kaltër e verdhë.

Pavarësisht se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, hyrja e kësaj të fundit në gjirin e UEFA-së ia ka bërë një vend flamurit shtetëror edhe në kryeqytetin serb.

Një moment i tillë vjen edhe pas zhurmës së madhe për organizimin e përbashkët të Evropianit U-17 mes Shqipërisë dhe Serbisë më 2026.