Agim Ademi prezanton futbollistin e ri të Kosovës

Futbollisti Veldin Hoxha ka vendosur të luaj për pëfaqësuesen e Kosovës.
Mesfushori 22-vjeçar i cili luan te skuadra ruse, Rubin Kazan, tash e tutje do ta vesh fanellën dardane, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku prezantimin e ka bërë presidenti, Agim Ademi.
”Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës!
Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme.”, thuhet në njoftim.
Deri më tani Veldin Hoxha ka luajtur për të gjithë grupmoshat e Kroacisë./IndeksOnline/