75 Mall Live Search
18:55 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Agim Ademi priti ish-kreun e federatës së futbollit

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në selinë e tij Sabri Hashanin.

Hashani është ish-kreu i FFK-së, në të kaluarën.

Në këtë takim Ademi e njoftoi Hashanin për rrjedhat dhe të arriturat e federatës në vitet e fundit.

Ndërsa Hashani, përgëzoj Ademin për punën që është bërë deri më tani.

Njoftimi nga FFK:

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-kreun e FFK-së, Sabri Hashani. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi atë me rrjedhat dhe të arriturat e federatës në vitet e fundit. Ndërkaq, z. Hashani e përgëzoj presidentin Ademi për punën e bërë deri  më tash dhe i ofroi mbështetje për të ecur në këtë rrugë edhe në të ardhmen, me synimin për ta ngritur në nivel sa më të lartë futbollin e Kosovës.