75 Mall Live Search
21:04 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Agim Ademi reagon pas vdeksjes së gazetarit Milaim Krasniqi

Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas lajmit se ka vdekur gazetari dhe komentatori sportiv Milaim Krasniqi.

Ai tha se zëri Milaimit kumboi nga terrenet e futbollit anembanë Kosovës, transmeton IndkesOnline.

Ademi i shprehu ngushëllime familjes Krasniqi dhe tërë kolegëve e miqve të tij.

Krasniqi vdiq sot në moshën 53 vjeçare si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri.

Reagimi i plotë:

Me pikëllim të madh dhe zemërthyer mësova lajmin për ndarjen nga jeta të komentatorit e gazetarit sportiv, mikut tim Milaim Krasniqi.Milaimi ishte zëri simbol i radiotransmetimeve të ndeshjeve të futbollit në Kosovë që nga ditët e para të pasluftës. Ai nisi me radiotransmetime në Radion Kosova e Lirë, për të vazhduar më pas në Radio Rilindja dhe për të vazhduar traditën e kahmotshme të transmetimeve në Radio Kosova. Zëri i tij kumboi nga terrenet e futbollit anembanë Kosovës. Ai ishte pjesë e çdo suksesi të klubeve tona, por edhe të Kombëtares së Kosovës dhe një motivues i madh i futbollistëve të rinj. Mili ishte përplot pozitivitet e vizion. Thjesht ishte i lindur për komentator sporti. Mënyra se si ai e përçonte emocionin e një ndeshje futbolli tek dëgjuesit e radios ishte sa e veçantë po aq e papërsëritshme. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe për gazetarinë sportive. Ai pas vetës la një arkiv të pasur radiotransmetimesh, emisionesh e spektaklesh sportive e argëtuese. Milaimi ishte i gjithanshëm, intelektual e me virytete të larta dhe të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.Në këto momente të vështira i dërgoi ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe tërë kolegëve e miqve të tij të shumtë.Komuniteti i futbollit do ta kujtojë përherë si zërin simbol të radiotransmetimeve.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!/IndeksOnline/