75 Mall Live Search
23:48 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

Agim Ademi shtron darkë për delegacionin suedez, para ndeshjes Kosovë-Suedi

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Suedisë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka organizuar një darkë zyrtare për delegacionin e Federatës Suedeze të Futbollit, të udhëhequr nga presidenti Simon Åström.

Në këtë takim miqësor ishin të pranishëm edhe delegati i UEFA-s, Pat Duffy nga Irlanda, si dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shkruan IndeksOnline.

Ademi, në fjalën e tij, shprehu mirëseardhjen dhe theksoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy federatave dhe dy vendeve. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Suedi si një urë lidhëse mes popujve.

Nga ana e tij, presidenti Åström falënderoi për mikpritjen dhe vlerësoi progresin që ka bërë FFK-ja në vitet e fundit, duke përgëzuar për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Darka u përmbyll me shkëmbim simbolik të dhuratave dhe urime për një ndeshje sa më të mirë dhe sportive mes dy përfaqësueseve.