75 Mall Live Search
23:07 / E Martë, 26 Mars 2024 / MSH

Agim Ademi: Sonte luajtëm mirë, Kosovën e vërtetë të Fodas do e shihni në ndeshjet e radhës

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e ka komentuar ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë. Ademi ka paralajmëruar ardhje të reja në përfaqësuese në grumbullimin e radhës.

“Sonte Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetmohim.

Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë. Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj.

Kjo po ndërtohet dhe Kosova po rikthehet!

Vërtetë humbëm nga Hungaria, por edhe u dëshmua puna e mirë e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij.

Numri i madh i të pranishmëve në stadium dhe fakti që të gjitha biletat ishin shitur për ndeshje dëshmon sa lart u vlerësua dhe u respektua Kombëtarja e Kosovës.

Besoj në këtë ekip dhe në kualitetin e tyre. Jemi në rrugë të mbarë dhe shumë me fat që kemi futbollistë të talentuar.

Në ndeshjet tjera do të shohim edhe talentë të tjerë të spikatur.

E përpos lojtarëve si Rrahmani, Dellova, I.Krasniqi, Hazrollaj e Emërllahu do të ketë edhe prurje të reja nga Albi Mall Superliga, të cilët janë në radarin e selektorit Foda”, shkruan Ademi në njoftim./Indeksonline/