Agim Ademi takohet me presidentin e Bundesligës Gjermane, ja çka biseduan

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke.
Takimi ka ndodhur në Tiranë ku Watzke po qëndron për vizitë në Shqipëri, ndërsa është pritur nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ai i FFM-së, Muamet Sejdini, transmeton IndeksOnline.
Ademi ka njoftuar se gjatë këtij takimi u diskutua për futbollin evropian dhe në veçanti për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajonin tonë dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave.
Njoftimi i plotë:
Sot në Tiranë takova zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke. Ai po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku e pritëm së bashku me presidentët Armand Duka dhe Muamet Sejdini. Diskutuam për futbollin evropian dhe në veçanti për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajonin tonë dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave.A.A./IndeksOnline/