75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 31 Maj 2024 / k.v

Agim Ademi takohet me presidentin e Federatës së Futbollit të Holandës

Gjatë ditës së sotme janë takuar presidenti i FFK-së Agim Ademi me homologun e tij holandez, Frank Paauw.

Ademi, përmes Facebook përgëzoi holandezin për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

“Me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Holandës, Frank Paauw. E përgëzova për zgjedhjen e tij në këtë pozitë dhe i dëshirova mirëseardhje në familjen e futbollit në kuadër të UEFA-së.

Me presidentin e ri u dakorduam që të takohemi sërish për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha ndërmjet dy federative”.- deklaroi Ademi./IndeksOnline/