Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-së Aleksandër Ceferin, ja çfarë diskutuan

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, po qëndron në Angli ku sot do të jetë ndeshja hapëse Kampionatit evropian 2022 për femra, ndërmjet Anglisë dhe Austrisë.
Ademi gjatë ditës së sotme ka takuar presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, por edhe homologë nga federatat e tjera. Ai takoi Debbie Hewitt, presidente e Federatës së Futbollit të Anglisë, Jesper Moller, president i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Vadims Ļashenko, president i Federatës së Futbollit të Letonisë si edhe Rainer Koch, anëtar i KE të UEFA-s dhe sekretaren e përgjithshme të DFB-së, Heike Ullrich, ka njoftuar FFK-ja, transmeton Indeksonline.
‘’Në të gjitha këto takime Ademi falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahje dhe bashkëpunim. Në takimin me të paren e futbollit anglez u diskutua edhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, derisa gjatë takimit me sekretaren e përgjithshme të Federatës gjermane, Ullrich, u paralajmërua vizita e saj dhe e presidentit të DFB-së, Bernd Neuendorf në Kosovë.’’, thuhet në njoftim.
Kampionatit evropian 2022 për femra, do të zgjasë deri më 31 korrik, derisa marrin pjesë 16 kombëtaret më të mira të kontinentit evropian./Indeksonline/

.

