75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / SH

Agim Ademi takon dy legjenda të futbollit botëror

Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot dy legjenda të futbollit.

Ademi është takuar me legjendarin kroat Aljosa Aasanovic dhe Lus Figon.

“Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pata kënaqësinë të takoj dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo.
Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit” shkruan Ademi në njoftim./Indeksonline/