75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Agim Ademi uron KFF Mitrovicën për suksesin në Ligën e Kampionëve

KFF Mitrovica ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Vajzat kosovare në rundin e parë mposhtën skuadrën rumune Ol. Cluj me rezultat 1-2.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka uruar KFF Mitrovicën për këtë sukses historik.

Të nderuar drejtues të KFF “Mitrovica”,

Të nderuara futbolliste, trajnerë, staf administrativ dhe tifozë të klubit,

Në emrin tim, të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit ju përgëzoj për fitoren e parë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Ky sukses i juaji dëshmon punën tuaj të palodhshme, organizimin e mirë dhe punën profesionale të stafit të klubit tuaj si dhe angazhimin e madh të futbollisteve.

Uroj që ta përfaqësoni me dinjitet dhe sukses qytetin tuaj dhe Kosovën edhe në dy ndeshjet e radhës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Suksese dhe ju priftë e mbara!

Me respekt,

Agim ADEMI

President i FFK-së